Ylli i ekipit kombëtar të Kosovës, Bersant Celina, ka shënuar gol dhe ka dhuruar asist vetëm shtatë minuta pasi u fut në ndeshje nga stol, duke i ndihmuar ekipit të vet Swansea City ta përmbysë Sheffield Wednesday, klubin e bashkëlojtarit të tij te Kosova, Athe Nuhiut.
Celina e nisi në stol ndeshjen e Swansea ndaj Sheffieldit në Championshp, nivelin e dytë të futbollit anglez, por dha ndikimin e tij të madh vetëm shtatë minuta pasi u fut në ndeshjen në minutën e 65-të raporton Express.
Së pari, kosovari shënoi për ta barazuar rezultatin në 1-1 në minutën e 72-të.
Vetëm një minutë më vonë, ai asistoi për Routledge, i cili e përmbysi skuadrën mysafire duke e sjellë në epërsi Swansean.
Deri në përfundim të këtij takimi kanë mbetur edhe 10 minuta.
Celina’s equalizer. pic.twitter.com/RcM9d5WmB7
— マット 🇺🇸🇯🇵🏴 (@OldDominionJack) December 15, 2018
COMMENTS