Kryetari i VV të Lipjanit: Imri Ahmeti bënë pazare e tregti me toka e pronat komunale

Kryetari i VV të Lipjanit: Imri Ahmeti bënë pazare e tregti me toka e pronat komunale

Reagimi i ashpër i Arbërisë pas barazimit ndaj Flamurtarit

Avni Jashari, kryetar i qendrës së Vetëvendosjes në Lipjan, ka hedhur akuza të rënda në adresë të Kryetarit të Lipjanit Imri Ahmeti, duke e quajtur ate si person, që bënë pazare e tregti me toka dhe pronat komunale.

Ai madje ka tërhjekur paralele në mes të Presidentit të Kosovës Hashim Thacit dhe kryetarit të Lipjanit Imri Ahmeti. Derisa për të parin tha se ka hedhur në pazar tokat e Kosovës, Jashari, Kryetarin e Lipanit, e cilëson si kapës të vogël, që po bënë pazare dhe tregti me toka e prona komunale. Këto akuza, të cilat përcillen nëpërmjet një komunikate të partisë që e drejton, Jashari i ka bërë në mbledhjen e Këshillit të Qendrës së Vetëvendosjes në Lipjan./Ulpianapress

Fjalimi i plotë i kryetarit Jashari në mbledhjen e Këshillit të Qendrës së Vetëvendosjes në Lipjan.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)