Qeveria i kthen përgjigje BE’së për taksën, ja çka thuhet në letër

Qeveria i kthen përgjigje BE’së për taksën, ja çka thuhet në letër

Naim Ismajli nuk i harron mbështetësit: Jeni motiv shtesë gjatë këtij rrugëtimi

Pak orë para se të fillojë takimi mes të parit të qeverisë së Kosovës, Ramush Haradinaj e përfaqësues së lartë të BE’së, Federica Mogherinit, Express ka siguruar letrën që kryeministri i ka dërguar përfaqësues së BE’së, duke e kundërshtuar ofertën për heqje të taksës. Sipas kësaj letre nuk do të ketë kompromise në këmbim të tërheqjes së vendimit
Sot është paraparë të zhvillohet takim mes Kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj me përfaqësuesen e lartë të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini. E ky takim siç duket rrjedhë nga një letër të cilën Kryeministri ia drejtoi Mogherinit.

Në letrën të cilën e ka siguruar Gazeta Express, kreu i Qeverisë, ka kundërshtuar ofertën e zyrtares së lartë të BE’së, për tërheqjen e taksës të cilën Kosova ia ka vendosur Serbisë.

Ndër të tjera ai thotë se ka kaluar koha kur çështjet si kjo kanë mundur të zgjidhen me izolim.

“Njëzet vjet pas luftës në Kosovë, dhjetë vjet pas Deklaratës së Pavarësisë së Republikës së Kosovës dhe pesë vjet pas Marrëveshjes së Brukselit, e vërteta është se progresi në normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë është minimal dhe në të fakt tashmë ka ngecur plotësisht” shkruan në letër.

Haradinaj përmes kësaj letre thotë se nuk është e arsyeshme të hidhet faji për situatën në të cilën jemi. Sipas Haradinajt qëllimi i Qeverisë, është kombinimi I gjërave për të cilat është arritur marrëveshje apo që janë shtruar mbi tavolinë në një instrument të vetëm, që mund ta ndërtojë bazën për një marrëveshje ligjërisht të detyrueshme mes shteteve.

Përfaqësuesja e lartë e BE-së, Federica Mogherini, Komisionerja për tregti Cecilia Malmstrom dhe Komisioneri Johannes Hahn në një letër të përbashkët drejtuar Kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, i ofruan atij opsion për zgjidhjen e problemit të tarifave ndaj Serbisë.

Ofrojnë mes tjerash që emërtimi “UNMIK” në CEFTA të zëvendësohet me “Kosova*”.

Më poshtë mund ta gjeni të plotë letrën që Kryeministri i drejtoi Bashkimit Evropian:

E nderuara përfaqësuese e lartë, Mogherini,

I nderuari komisioner Malmstrom,

I nderuari komisioner Hahn,

Dëshiroj të ju falenderoj sinqerisht për letrën tuaj të përbashkët të 12 dhjetorit për çështjen e taksës së importeve. Unë e çmoj seriozitetin e qasjes tuaj për arsyet tona për ndërmarrjen e këtij veprimi.

Sidoqoftë, besoj se ka kaluar koha kur çështjet si kjo kanë mundur të zgjidhen në izolim.

Nuk ka kuptim që të hidhet faji për situatën në të cilën jemi. Ju jeni shumë mirë të vetëdijshëm për realitetin. Ajo për të cilën kemi nevojë tash është një nismë e re për ta ngritur dialogun në atë nivel ku çështjet si kjo e taksës janë të përfshira në një marrëveshje më të gjerë.

Duke e pasur parasysh këtë, ne e kemi publikuar Draftin Gjithëpërfshirës për Marrëveshje mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë, i cili i është prezantuar edhe Përfaqësueses Speciale të BE-së, Nataliya Apostolova, të enjten. Qëllimi ynë është që t’i kombinojmë të gjitha gjërat për të cilat është arritur marrëveshje apo që janë shtruar mbi tavolinë në një instrument të vetëm, i cili mund ta ndërtojë bazën për një marrëveshje ligjërisht të detyrueshme mes dy shteteve.

Unë besoj fuqishëm se është në interesin e Kosovës, Serbisë, Bashkimit Evropian dhe komunitetit të gjerë ndërkombëtar që ta shfrytëzojmë këtë mundësi për të ecur përpara me një aspekt të rishikuar të ambicieve. Nuk do të fitojmë asgjë nga vonesat tjera.

Do të isha shumë i lumtur nëse kam mundësinë të ju takoj të hënën dhe t’ua sqaroj pikëpamjet e mia në mënyrë më të plotë dhe ta dëgjoj përgjigjen tuaj. Roli i BE-së është jetik për arritjen e marrëveshjes përfundimtare. Unë besoj fuqishëm se zgjidhja është e mundshme me angazhimin tuaj.

Ju faleminderit për përgjigjen tuaj në këtë çështje!

Sinqerisht,

Ramush Haradinaj

Kryeministër i Republikës së Kosovës

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)