Punëtorët e sistemit shëndetësorë në QKUK kanë hyrë në grevë prej mëngjesit të sotëm.
Me fillim nga ora 07:00 ata kanë filluar grevën duke kërkuar rritje 100% të pagave si dhe respektimin e plotë të Kontratës Kolektive Sektoriale, raporton Indeksonline.
Greva është parapar të mbahet deri nesër në orën 07:00.
Ndërsa tani punëtorët e sistemit shëndetësorë janë duke zhvilluar edhe një mbledhje për vendimin e radhës lidhur me këtë grevë.
Ndryshe Kryetari i sindikatës së Punëtorëve të shëndetësisë, Xhemail Selmani ka thënë se në rast të mos përmbushje së këtyre kërkesave do të ketë mundësi edhe për masa më radikale./Indeksonline/
COMMENTS