Ngrënia e mishit të kuq mund të rrisë nivelet e kimikateve që shkaktojnë sulm në zemër deri në dhjetë herë më shumë, sipas një hulumtimi të ri.
Nivelet e larta të kompleksit TMAO – kimikat i prodhuar gjatë tretjes – kanë qenë të lidhura me goditje dhe forcim të arterieve, transmeton lajmi.net.
Një studim i Shteteve të Bashkuara zbuloi se nivelet e TMAO në mishin e kuq ishin dhjetë herë më të larta se ato në një ushqim pule ose atë vegjetarian.
“Ne e dimë se faktorët e jetesës janë kritike për shëndetin kardiovaskular dhe këto gjetje bazohen në hulumtimet tona të mëparshme mbi lidhjen e TMAO me sëmundjet e zemrës”, deklari Dr. Stanley Hazen.
NHS thotë se mishi i kuq – mishi i lopës dhe qengjit – është një burim i mirë i proteinave, vitaminave dhe mineraleve dhe mund të jetë pjesë e një diete të ekuilibruar.
Por konsumi i shpeshtë i mishit të kuq dhe të përpunuar rrit rrezikun e kancerit të zorrëve.
COMMENTS