Policia e Kosovës mbrëmë ka pranuar një informacion se nuk dihet asgjë për fatin e një qytetari, Hazir Qorraj (1952) nga Peja.
Policia menjëherë kishte nisur hetimet për të dhe të njëjtin e kishte gjetur pa shenja jete në pushimoren e tij në fshatin Drelaj në Rugovë.
Vdekja e Qorrajt është e dyshimtë. Menjëherë ishte ftuar që vendit të ngjarjes t’iu përgjigjen edhe njësitet tjera përkatëse të policisë, përfshirë edhe komandantin e stacionit policor, shefin e hetimeve dhe krim-tekniken.
Dy policë: B.Ademi dhe F.Bajraktaraj, ishin caktuar që ta ruajnë më pas vendin e ngjarjes derisa aty të dilte forenzika dhe mjekësia ligjore.
Por diçka e pazakontë ndodhi pas pak kohe. Dy policët e kishin lënë vendin e ngjarjes. Ata i ftoi dikush për të pirë kafe në një pushimore tjetër afër dhe vetëm pas pak kohe pushimorja e Hazir Qorraj ishte përfshirë nga flaka bashkë me trupin e pajetë të tij.
E terë kjo dyshohet të jetë e organizuar, por hetuesit po punojnë që të zbardhet sa më parë ky rast./Indeksonline/
COMMENTS