Mbahet mbledhja e rregullt e KKSB-së

Mbahet mbledhja e rregullt e KKSB-së

Kryetari Imri Ahmeti ka pritur përfaqësuesit e Fondacionit të Mileniumi të Kosovës

Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi KKSB, sot ka mbajtur takimin e rregullt me radhë nën kryesimin e Kryetarit të Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti njëherit edhe kryetar i këtij këshilli.
Kryetari Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti pohoi se gjendja e sigurisë në Komunën e Lipjanit vlerësohet e qetë dhe stabile.

Po ashtu në këtë takim, përfaqësuesi i Policisë, prezantoi raportin për gjendjen e sigurisë në territorin e Komunës së Lipjanit.

Bazuar në statistikat që u prezantuan dhe gjendjes në teren, gjendja e sigurisë në Komunën e Lipjanit u vlerësua nga të gjithë pjesëmarrësit si e qetë dhe pa ndonjë tendencë të përkeqësimit.

Ndër të tjerash në këtë takim anëtarët e KKSB-së, kanë diskutuar realizimin e Planit aktual të viti 2018, si dhe kanë diskutuar për përgatitjet e Planit të Veprimit për vitin 2019, njofton faqja zyrtare e komunës së Lipjanit, percjell Ulpianapress.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)