Edhe pse ende nuk është zyrtarizuar, Ulpianapress nëpërmjet burimeve të saj brenda AAK-së, merr vesh se kryetari i AAK-së së Lipjanit, Fitim Selimi, me shumicën e anëtarëve të Kryesisë së degës, do të kalojnë në PDK.
I kontaktuar nga Ulpianapress, kryetari i deritanishëm i degës së AAK-së së Lipjanit, Fitim Selimi, vetëm e ka konfirmuar largimin e tij nga AAK-ja, ndërkohë që nuk e ka mohuar, e as pohuar kalimin e tij në PDK.
Ai gjatë kontaktit me Ulpianapress, vetëm është përgjigjur shkurt, se më nuk do të jetë pjesë e AAK-së. “Sot nuk kam çka te them, perveq që më nuk jam pjesë e AAK-së!”, ka thënë Selimi.
COMMENTS