Zeneli: Ndeshja ndaj Finlandës, momenti më special te Kosova

Zeneli: Ndeshja ndaj Finlandës, momenti më special te Kosova

Kosovë – Maqedoni, ja kush e fitoi ndeshjen

Suksesi i Përfaqësueses së Kosovës ka shtyrë mediet e mëdha botërore të raportojnë për ‘Dardanët’, që janë larg dy ndeshje për të siguruar pjesëmarrjen në Kampionatin Evropian që në viti 2020 mbahet në 12 vende.
Kjo jehonë e madhe kosovare nuk ka mundur t’i ikë edhe faqes zyrtare të FIFA-s, që sjellë një rrëfim të jashtëzakonshëm të Arbër Zenelit, një prej lojtarëve më formën më të mirë te Kosova në vitin 2018.

Viti 2018 ka qenë vit i paharruar për Kosovën, që kaloi një periudhë prej 12 muajve pa humbje.

“Ka qenë një vit fantastik për ne si një shtet i ri. Kurrë nuk e kemi menduar se do të kalojmë një vit të pamposhtur me lojërat që kemi luajtur”, ka deklaruar Zeneli për faqen zyrtare të FIFA-s, përcjell ‘lajmi.net’.

“Liga e Kombeve na ka bënë në pah sigurisht. Ne dëshironim të fitonim grupin dhe ndeshja e fundit solli një rezultat fantastik për ne si vend”.

Kosova në ndeshjen e fundit në grupin D në Ligën e Kombeve, mposhti 4:0 Azerbajxhanin në ‘Fadil Vokrri’, me tre gola të shënuara nga Arbër Zeneli.

Ylli i Heerenveen gjatë kësaj interviste, debutimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare, saktësisht ndeshjen e parë kualifikuese kundër Finalandës, e cilëson si momentin më special.

“Momenti më special ishte në ndeshjen kundër Finlandës. Ai ishte një nga momentet më të mëdha në historinë e futbollit kosovar. Liria për të qenë në fushë, dhe për të qenë aty me ekipin kombëtar ishte fantastike”, ka thënë Zeneli.

Arbër Zeneli ka regjistruar 15 ndeshje me Kosovën, ku ka shënuar edhe gjashtë gola.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)