Vritet edhe një kosovar në Siri

Vritet edhe një kosovar në Siri

“7 Vëllezërit” Center falënderon konsumatorët për 17 vite besnikëri

Një tjetër kosovar është vrarë së fundi në Siri.

Kosovari i vrarë është një i ri nga Vushtrria. 

Familja e vushtrriasit, në Kosovë, gjatë kësaj jave janë njoftuar për vdekjen e tij.

Ndryshe, deri më tani, numri i shtetasve të Kosovës të vrarë në Siri e Irak, raportohet të jetë rreth 80, nga afër 200 prej të cilëve raportohet se ndodhen ende në zonat e konflikteve në Azi.

Ndërkohë, po sot Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë për terrorizëm ndaj Murat Dernjanit. Ai dyshohet se ka qenë pjesë e ISIS’it.

Shtetasi gjerman ishte arrestuar gjatë këtij viti në Turqi. Ai dyshohet të ketë qenë bashkëpunëtor i ngushtë i Lavdrim Muhaxherit, kryeterorristit shqiptar të vrarë në Siri.

Kosova është e ranguar në mesin e shteteve me numrin më të madh të qytetarëve që iu kanë bashkuar organizatave terroriste “ISIS” e “Al-Nussra” në Siri e Irak, krahasuar me numrin e përgjithshëm të banorëve.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)