Halil Matoshi: Ibrahim Rugova ishte pacifisti i përkryer

Halil Matoshi: Ibrahim Rugova ishte pacifisti i përkryer

HARADINAJ PRET INFORMATË ZYRTARE PËR AKTAKUZËN E BEQAJT, POR NUK MORI MASA PËR LLUKËN

Halil Matoshi, i cili është këshilltar i kryeministrit Ramush Haradinaj, ka kujtuar se 29 vjet më parë është themeluar Lidhja Demokratike e Kosovës si lëvizje kundër fashizmit serb.

Ai ka theksuar se kjo lëvizje e nxori në krye antikomunistin Ibrahim Rugova, të cilit sipas tij, i besonte bota demokratike dhe kështu e ndërkombëtarizoi lëngatën e popullit kosovar.

“Tek idetë e tij shohim bërthamën e mendimit politik të shqiptarëve të Kosovës dhe pararendjen e një lëvizjeje të madhe shoqërore, që i priu ndërtimit të shtetit të Kosovës”, ka shkruar Matoshi në llogarinë e tij të Facebook-ut.

“Pa këtë lëvizje paqësore, Kosova do të ishte vështirë e kuptueshme nga bota demokratike dhe lufta për liri e popullit tonë nuk do të merrte mbështetjen e aleatëve”.

“Kontributi i tij madhor dhe i parë ishte rreshtimi i tij pa mëdyshje me Perëndimin, së dyti vinte demokracia si rend shoqërorë dhe postulati i tretë i tij ishte ideja e një Republike për Kosovën. Ai është kreator i miqësisë së përhershme me ShBA-në”.

“Rugova ishte nacionalist racional. Kur populli ynë vuante nën shtypje dhe pothuajse po i shuheshin shpresat ai besonte tek NATO-ja. Rugovën e shquante njerëzorja dhe falja. Dhe lutej për njerëzit e tij: Zot falna njohjen!”.

Më poshtë mund ta lexoni shkrimin e plotë të Matoshit në Facebook.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)