Nesër pritet që Qeveria ta votojë projektligjin për dialogun

Nesër pritet që Qeveria ta votojë projektligjin për dialogun

Qeveria Thaçi blen cigare të shtrenjta Puro ‘Cohiba’ me pare të shtetit

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka premtuar se nesër Qeveria e Kosovës do ta votojë projektligjin për dialogun me Serbinë për ta dërguar në Kuvendin e Kosovës.

Haradinaj në seancën e së premtes, derisa diskutohej për pesë kushtet e PSD-së, për ta votuar projekt buxhetin e vitit 2019, duke lavdëruar PSD-në, patë thënë se marrin si obligime kushtet e këtij subjekti politik.

“I nderuari Sejdiu, ju në kohën kur Lista Serbe ka provuar me kushtëzuar Kosovën, vërtet keni mbajtur qëndrim parimor, qëndrime që i kanë mundësuar vendit dhe Qeverisë me i ecë disa tema që janë me rëndësi siç është ajo e ushtrisë. Kërkesat që i ceket sot janë të drejta dhe ne në diskutim si koalicion qeverisë marrim obligimet për këto kërkesa ashtu si i cekët ju. Pra, të hënën që vjen fillojmë edhe me zbatimin e të parës, me votimin e ligjit për dialogun ne qeveri dhe me sjellë këtu”, ka thënë Haradinaj.

Ndërkohë, KosovaPress merr vesh se mbledhja e Qeverisë pritet të mbahet në orën 14:00.


COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)