Në prag të festës së ndërrimit të viteve, asambleistët e PDK-së në Lipjan, Argjend Tasholli, Egzona Bytyqi dhe Lumturije Bytyqi-Hasani, i kanë shtruar drekë qendrës së autizmit në Lipjan si dhe kanë shpërndarë dhurata për fëmijët e kësaj qendre.
Prindërit u ndanë shumë të kënaqur për këtë iniciativë të asamblesitëve ndërsa fëmijët ishin shumë të lumtur për dhuratat.
Asambleistët i falenderuan për bashkëpunimin dhe iu premtuan se do të jenë zëri i tyre brenda institucioneve, për t’i përcjellur kërkesat e qendrës.
COMMENTS