PDK pajtohet me qëndrimin e Isa Mustafës për dialogun

PDK pajtohet me qëndrimin e Isa Mustafës për dialogun

Në Gjermani bëhet skandal për një tepih, në Kosovë heshtët për 53 milionë euro

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, sot përmes një shkrimi në Facebook ka bërë thirrje për unitet në arritjen e marrëveshjes finale Kosovë-Serbi. Ai tha se pa trashëgiminë e rezistencës së Ibrahim Rugovës dhe atë të dalë nga UÇK nuk ka marrëveshje finale me Serbinë. Mustafa ka bërë thirrje që të punohet bashkërisht për të ndërtuar atë për të cilën është punuar deri më tani.

E këtë mesazh të Mustafës e ka pritur mirë edhe Partia Demokratike e Kosovës.

Nënkryetari i saj, Rexhep Hoti ka thënë se e ka lexuar me vëmendje qëndrimin e Mustafës dhe se sipas tij, ishte një pikëpamje e shkurtër e përmbledhur e ngjeshur dhe e cila i shkon një burrështetasi të vërtetë, pavarësisht në qoftë se ai ndodhet në opozitë apo në pushtet.

Hoti në një intervistë të shkurtër për Indeksonline ka thënë se pajtohet me atë që e ka thënë kreu i LDK-së përkitazi me çështjen e dialogut.

Indeksonline: z.Hoti, sot kryetari i LDK ka dalë me një qëndrim të përmbledhur sa i përket çështjes së dialogut? Cili është qëndrimi i juaj në lidhje me të?
Hoti:
 Po e kam lexuar me vëmendje. Ishte një pikëpamje e shkurtër e përmbledhur e ngjeshur dhe e cila i shkon një burrështetasi të vërtetë, pavarësisht në qoftë se ai ndodhet në opozitë apo në pushtet. Pajtohem me atë që ka thënë Mustafa.

Indeksonline: A do të thotë se edhe ju si nënkryetar i PDK e mbroni mendimin e njëjtë?
Hoti: 
Po, pavarësisht se unë do të shprehesha pak më ndryshe në formulim. Por është e njëjta gjë. Mendoj se nuk mund të përmbyllet dialogu pa LDK veçmas. Kjo është parti e cila në vetvete ngërthen shumë pasuri, duke filluar nga nisja e saj si Lëvizje.

Indeksonline: Në qoftë kështu atëherë si e mendoni kyçjen e LDK në Dialog?
Hoti:
 Mendoj se për gjithçka ka rrugë në këtë botë. E posaçërisht kur është fjala për politikën dhe interesin vital të kombit e të shtetit. Vetëm se duhet zgjedhur drejtimin e duhur, hapësirën dhe kohën e duhur. Njerëzit e duhur. LDK është parti e cila e mban fjalën e partneritetit. Ajo ka nevojë për partnerë të tillë të komunikimit, thënë hapur.

Indeksonline: A do të thotë se PDK nuk po e gjen fillin lidhur me kërkesat e saj për ta kyçur edhe LDK e VV në Dialog?
Hoti: 
VV-ja është parti ndryshe, pas shkapërderdhjes së saj. Është parti e rastit dhe e momentit. Është një parti politike që e provon dhe kënaqet me partnerin e fundit që i mbetet. LDK është tjetër. Ajo ka vlera dhe krahu i saj i butë i duhet Kosovës, Republikës, Dialogut dhe partneritetit në politikë. Diçka kemi gabuar edhe ne si PDK në lidhje me LDK-në. Por, në politikë gabimet janë pjesë njerëzore dhe e kalkuluar. Duhet tejkaluar të dyja rastet, mendoj. Dialogu i pret të gjitha krihet e politikës si ka thënë vetë Mustafa./Indeksonline/


COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)