5-vjeçari Oso: Ami t’i puthi sytë edhe kurrë mos qaj që atëhere moti të ka rreh babi jem

5-vjeçari Oso: Ami t’i puthi sytë edhe kurrë mos qaj që atëhere moti të ka rreh babi jem

Kë duhet votuar në balotazhin e Shtimes?

Rrëfimi i Kaltrina Ibishit për dhunën e përjetuar ndaj saj dhe fëmiut të saj ka ngritur shumë reagime.

E në lidhje me këtë rast ka shkruar edhe shkrimtarja Majlinda Bregasi.

“Duhet shumë forcë mendore të flasësh si Kaltrina. Ajo është heroina ime”ka shkruar Bragasi në postimin e saj, ku ka shpërndarë edhe rrëfimin e Kaltrinës.

E në postimin e Bregasit ka shkruar vet Kaltrina duke e falënderuar Majlindën që e ka shpërnfarë rrëfimin por edhe ka sqaruar arsyen pse e ka ndarë rrëfimin e saj me të tjerët.

“Qortimi im i fortë shkon për ata zyrtarë me uniformë që qëndruan totalisht indiferent në dhomën tjetër të asaj çatije të gjorë ku zhvillohej dhuna fizike, duke e menduar si asgjë dhunën, por djali im Oso si gjak i asaj familje të mjerë sot e kësaj dite e kujton në detaje çdo moment të dhunës së rëndë fizike që e përjetoi nëna e tij mu në sytë e tij dhe ai vetë! Ja vlejti rrëfimi im edhe ju falënderoj shumë të gjithëve që shprehet solidaritet me mua” ka thënë ndër të tjera Ibishi në koment.

Gjithashtu edhe Arbana Xharra ka reaguar duke thënë se meqë shteti i Kosovës nuk e ka mbrojtur Kaltrinën, priten zhvillimet që do të ndodhin tutje me rastin.

“Kaltrina duke mos qenë e mbrojtur nga shteti i Kosovës, denoncoi publikisht dhunën nga ish-burri i saj, të shohim në ditet në vazhdim se çfare do të ndodh me këtë rast!” shkruan në reagimin e saj Xharra.

Më poshtë mund të lexoni rrëfimin e Kaltrina Ibishit pa asnjë ndryshim.

“Dhuna fizike në prani të fëmiut … ngjarja faktike në Kosovë, në Vushtrri, konkretisht në lagjen te varrezat, në shtëpinë legjitime të Fazli Jetullahu … dhunë e ushtruar në mua nga babai i djalit tim Oso Gazmend Jetullahu…

Djali im OSO, fund vit 2015 💭🗯: Mami Katina se bre spi kallzon ti Nonës Gime ere Babushit që babi Gamend kejt ti ka bo sytë e zeza kejt shumëëë… pas pak unë hy në tualet vjen Oso me ndjek nga pas .. Oooj Katina elle këmbët e duart i ki të zeza … (Oso në atë periudhë kohore ishte 2 vjeç e disa muaj, andaj fjalët i shqiptonte si gjithë fëmijët e asaj moshe)…

Djali im OSO, fund vit 2018 🗯💭: Mami Kaltrina bre a bën të lutem me të pyt diçka … ëëë e a të ka dhimt ty shumë kur babi Gazmend aty ku kemi fjet aty në shtëpinë e gjyshit të ka rreh shumë boksa edhe hundët të kanë piku gjak …. Unë heshti për pak sekonda … Me qetësi i flas: Oh bre Oso të lutem largoj këto mendime prej kokës, janë të kaluara … mundohu mamit me i harru …

Oso: jooo Kaltrina unë e di shumë mirë të kom pa edhe kur ke desht ti me u largu prej dhomës, babi Gazmend ti ka ngreh edhe më shumë flokët, të ka rrëzu në tokë edhe të ka qu zhag deri te ormani i teshave …. po pooo unë e di Mami Kaltrina unë shumë mirë pe mbaj në mend që në koridor i kam thënë familjarëve tjerë aty te gjyshi që kanë qenë në kuzhinë, eiii pse po keshni ju a pse ju po keshni HAHAHAHA pse … pse TI po thu duhet me mbyt krejt Kaltrinën a pse ? Mami jem është shumë e mirë nuk duhet me rreh Kaltrinën nuk duhet, Kaltrinën duhet me qu te mjeku me ja hek gjakun te hunda …. Oso kurioz vazhdon me pytjet… Kaltrina unë e kam mësu në shkollë që duhet mu sjell mirë me njerëzit nuk duhet me rreh asnjë person, se mandej te ata që ushtrojnë dhunë duhet me ardhë Polici me mar e me ja lidhë duart me dërgu në burg … Ojjj Kaltrina bre hiq mos ta nin se tash hiq si ki sytë me të zeza, je shumë e bukur je si princess… ami ti puthi sytë edhe kurrë mos qaj që atëhere moti të ka rreh babi jem, se a e din ti Kaltrina që veç bebet qajnë, …. Kaltrina ama me ta puthë edhe barkun se unë e kam pas banesën aty te barku yt ….

Oso: Kaltrina mu babi Gazmend nuk më ka rreh shumë … veç kur kam qenë ne spital a po të kujtohet kemi qenë bashkë në spital që kemi fjet në spital aaa a pe din tash ?!!! … babi Gazmend më ka bërtitë Oso shtrije këmbën poshtë Oso shtrije këmbën po të them …. oj Kaltrina bre unë nuk kam pas mundësi me shtri këmbën se kam pas shumë dhimbje, e ai mi ngrehi flokët … edhe ma vonë më ka bërtitë përsëri… edhe ma ka rreh dorën …. dorën ku e merrsha infuzionin në spital …

DHUNA E SHKAKTUAR NGA GAZMEND JETULLAHU NË MUA, DHE KUSHTIMISHT MË PAS EDHE NË DJALIN TONË…. PIKËRISHT NË KOHËN KUR OSO ISHTE I SHTRIRE PER 5 DITE NE SPITAL NE QKUK PRISHTINE E RRAHU OSON NE PRANINE TIME DHE TE SHUME FAMILJEVE QE ISHIN PREZENT NE ATE DHOME ME FEMIJET E TYRE ….”

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)