Policia arreston vëllain e grabitësit të vrarë në Istog

Policia arreston vëllain e grabitësit të vrarë në Istog

Gjuriq përgëzon konstituimin e qeverive komunale në Kosovë

Policia e Kosovës ka bërë me dije se ka arrestuar dy presona të cilët dyshohet të kenë qenë të përfshirë në rastin e tentim grabitjes në Istog, ku kanë mbetur të vdekur polici Izet Demaj dhe grabitësi i dyshuar, Kamber Metaj. Polica ka treguar se njeri nga të arrestuarit është vëllai i Kamer Metajt.

Ky është njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës:

Si rezultat i vazhdimit të hetimeve intensive, Policia e Kosovës ka arritur ti arrestojë edhe dy persona të dyshuar, të cilët dyshohet të kenë qenë të përfshirë në rastin e tentim grabitjes.

Njëri nga personat e dyshuar tanimë të arrestuar (Y. M. ) është vëllau i të dyshuarit kryesor i vrarë në vendin e ngjarjes, ndërsa personi i dytë i arrestuar (U. M.) është i afërm i tyre.

Njësitet relevante policore me urdhëresë të Prokurorisë kompetente kanë kryer bastisje në dy lokacione, me ç’rast kanë konfiskuar një veturë e cila dyshohet të jetë e përdorur në rast si dhe disa pajisje elektronike-telefona, të cilat do të shërbejnë si dëshmi.

Me vendim të Prokurorit kompetent, personave të arrestuar iu është caktuar masa e ndalimit prej 48-orëve.

Policia e Kosovës, mbetet e përkushtuar në vazhdimin e hetimeve intensive lidhur me rastin.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)