Ndërsa e ka quajtur kampion te vetëshpallur kryetarin e Lipjanit, Avni Jashari, kreu i VV-së së Lipjanit, e ka akuzuar edhe një pjesë të ekzekutivit që e drejton Imri Ahmeti, për përfshirje në ndërtime të larta. Këto dhe një varg akuzash tjera në adresë të ekzekutivit të Lipjanit, kryetari i VV-së i ka bërë sot, gjatë një koferencë të mbajtur për media.
Si indikacion se procesi i prokurimit po përcillet me rrjedhje të informatave tek operatorët ekonomikë apo edhe me kurdisje të tenderëve, Jashari i ka përmendur rreth 21 projekte, ku, sipas tij, shuma e planifikuar e buxhetit dhe e shpenzuar përputhet thuajse në 100%. Nga ana tjetër sipas tij, shpenzimet e reprezentacionit dhe të luksit veçse janë rritur, percjell Ulpianapress.
” Vetëm për nëntë muaj, për dreka zyrtare janë shpenzuar rreth 8000 euro, ndërsa për furnizim me pije dhe ushqim mbi 20 mijë euro gjatë nëntë muajve, që në proporcion mujor është mbi 3100 euro”, ka thënë ai.
Derisa ka folur për pronat komunale, Jashari tha se, ato në vend se të shërbenin si mundësi e hapësirë për investime, zhvillim ekonomik e punësimin e të rinjve, janë shndërruar në mundësi e hapësirë të përfitimeve personale dhe mbrojtje të bashkëpartiakëve./Ulpianapress
Ja video e plotë e konferencës së Vetëvendosjes së Lipjanit:
Konferencë për media nga Lëvizja Vetëvendosje, Qendra në Lipjan
Posted by Gazeta Ulpianapress on Friday, 28 December 2018
COMMENTS