Kryetari i Lipjanit, Imri Ahmeti, përmes një mesazhi në rrjetin social Facebook, ka uruar të gjithë qytetarët e Lipjanit me rastin e festës së Vitit të Ri
“Qytetarë të dashur të Lipjanit edhe pak orë na ndajnë nga ndërrimi i viteve, ne së bashku sot po përmbyllim një vit mjaft progresiv për komunën tonë dhe po hyjmë në Vitin e Ri, me objektiva të reja në zhvillimin e mëtutjeshëm të Komunës. Andaj, ta kalojmë ndërrimin e moteve në familjet tona së bashku me të afërmit dhe miqtë, në solidaritet, në ndihmë dhe përkujdesje ndaj njëri-tjetrit”.
“Gëzuar! Viti i Ri 2019, të festojmë me kujdes, të festojmë të gjithë së bashku!”, thuhet në urimin e kryetarit Ahmeti.
COMMENTS