Po vjen ‘egjeli’ i Shaqirit

Po vjen ‘egjeli’ i Shaqirit

NK Lokomotiva Zagreb vjen në Kosovë për kamp futbolli, talentët më të mirë mund ta vazhdojë karrierën në Kroaci

Liverpool është afër zyrtarizimit të blerjes së Nabil Fekir nga Lyon.

Raportimet e fundit shkruajnë se francezi ka zbritur në aeroportin e qytetit dhe tani është gati të prezantohet si lojtar i ‘Të Kuqëve’, shkruan Periskopi.

Kapiteni i Lyon ka mahnitur me paraqitjet e tij në Ligue 1, kur në 127 paraqitje ka shënuar 49 gola.

Fekir edhe gjatë verës ishte i lidhur me transferimin në ‘Anfield’, por dështoi në testet mjekësore, çka rezultoi në blerjen e Xherdan Shaqirit nga Stoke City.

E pikërisht blerja e tij mund të rezultoj në shitjen e futbollistit nga Zhegra.

Ky i fundit vazhdon të mos ketë minutazh të plotë në formacionin e Klopp, pavarësisht se po kalon në momentet më të mira të karrierës së tij.

Transferimi i 25 vjeçarit në Merseyide do të ishte ndoshta fatal për Shaqirin, që mund ta mendoj largimin shumë shpejt nga Liverpool. 


COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)