Nga nesër asnjë automjet që ka xhamat e zinj s’do të mund të marrë shërbime

Nga nesër asnjë automjet që ka xhamat e zinj s’do të mund të marrë shërbime

“Mos më prek!” Tifozët sulmojnë gazetaren “live”…(Video)

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor në Shqipëri, ka bërë të ditur se duke nisur nga nesër, ditë e hënë, nuk do kryejë asnjë shërbim për mjetet që kanë errësuar xhamin e përparmë dhe xhamat e parë anësorë.

“Nga 7.01.2019 i ndalojmë çdo shërbim automjeteve që kanë errësuar xhamin e përparmë dhe xhamat e parë anësorë! Pa dallim: Shefa, VIP-a, të Fortë! Në bashkëpunim me Task Forcën e Transportit Rrugor dhe Policinë Rrugore po skedojmë dhe do penalizohen edhe “ustallarët” dhe serviset!”- thuhet nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor, njofton tch.

Gjithashtu sa i përket marrjes së patentës, DPSHTRR bën me dije se janë krijuar disa lehtësira. Drejtoria e Transporteve njofton se nuk do të ketë më riaplikim për test teorie nëse e ke marrë atë, por ke ngelur në praktikë dhe anasjelltas.

“Jo përsëri pagesa, tarifa e shpenzim kohe nga e para. Do ritestohesh vetëm për testin ku nuk je kalues! Gjithashtu i tërë procesi i radhës së testimeve do informatizohet”, thuhet në një njoftim.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)