​Tifozët e Real Madridit të pakënaqur, 30 mijë ulëse të zbrazëta në Santiago Bernabeu

​Tifozët e Real Madridit të pakënaqur, 30 mijë ulëse të zbrazëta në Santiago Bernabeu

Alban Mehmeti lëshon një ‘predhë’ të vërtetë. Shikoni ku përfundon topi…

Deri më tani, ky sezon ka rezultuar të mos jetë shumë i mirë për tifozët e Real Madridit, dhe në disfatën e fundit, me rezultat 2-0 kundër Real Sociedadit, zemërimi i tifozëve me klubin madrilen ishte i vënë re.

Golat e shënuar nga Willian Jose dhe Ruben Pardo i ndihmuan skuadrës së Imanol Alguacil ta sigurojë një fitore historike në Santiago Bernabeu, duke i lënë “Los Blancos” në pozitën e pestë, pas klubeve si Alaves dhe Sevilla, transmeton Gazeta Express.

Nëse kjo gjë nuk ishte e mjaftueshme për ta ilustruar situatën e keqe që po mbizotëron te gjiganti spanjoll, vetëm 66 për qind të ulëseve në stadiumin Santiago Bernabeu ishin të zëna për ndeshjen e 18-të të këtij sezoni.

Në total, kjo do të thotë se rreth 30 mijë ulëse, nga gjithsej 81 mijë, ishin të zbrazëta në shtëpinë e Real Madridin. Kjo shifër bëhet edhe më alarmuese kur krahasohet me numrin e lartë mesatar të tifozëve të pranishëm në stadium gjatë sezoneve të kaluara.

“Los Blancos” për momentin pozicionohen në vendin e pestë, me dhjetë pikë më pak se Barcelona. Distanca mes këtyre klubeve rivale ka vazhduar të rritet çdo javë e më shumë dhe kjo ka bërë që të vihet dyshim mbi të ardhmen e Santiago Solarit në klub. /Gazeta Express/

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)