Vetëvendosje distancohet nga sulmi kundër qeverisë: Nuk e bëmë ne

Vetëvendosje distancohet nga sulmi kundër qeverisë: Nuk e bëmë ne

Nxënësit e Gjimnazit “Ulpiana”, zbukuruan oborrin e shkollës së tyre (Foto)

Lëvizja Vetëvendosje është distancuar nga hedhja e ngjyrës mbi ndërtesën e Qeverisë së Kosovës, sot me të përfunduar marshi protestues “Drejtësi për Astritin”.

“Lëvizja Vetëvendosje distancohet nga ngjyra e hedhur drejt ndërtesës së Qeverisë. Këto veprime nuk kanë qenë pjesë e agjendës organizative dhe janë njëkohësisht të papranueshme”, thuhet në një komunikatë të Vetëvendosjes, në të cilën përshkruhet ecuria e marshit të sotëm protestues për Astrit Deharin, me rastin e një vjetorit të vdekjes së tij, në rrethana ende të pasqaruara përfundimisht.

Por kjo nuk u ka pëlqyer disa aktivistëve të këtij subjekti politik të cilët edhe kanë reaguar.

Lidhur me këtë ngjarje policia e Kosovës ka arrestuar dy persona.

Ndryshe, përveç dëmeve materiale nuk është raportuar për persona të lënduar.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)