Bujar Muli, ai quhet ‘Hulku’ apo ‘Herculesi’ shqiptar (Video)

Bujar Muli, ai quhet ‘Hulku’ apo ‘Herculesi’ shqiptar (Video)

Sa femra të “rrëmujshme” – FOTO

Këtë javë të ftuar në emisionin Kojshia Show ishin mysafirë deputeti i Kuvendit të Kosovës, Driton Selmanaj, si dhe ai që konsiderohet si “njeriu me i fuqishëm në shqiptari”, Bujar Muli.

Bujar Muli nga Vushtrria thuhet se është njeriu më i fortë që e ka sot Kosova.

Ai është mbajtës i shumë rekordeve kur është fjala për fuqinë, ndërsa këtë herë e ka treguar forcën e tij në Kojshia Show.
Prezantimi në emision ishte duke e mbajtur nikoqirin dhe një mik të tijin, të cilët peshojnë mbi 210 kilogramë.

Ndërsa prezantuesi tha se ai është njeriu më i fortë në Kosovë, “Jo Kadri Veseli, as Shpend Ahmeti, as Hashim Thaçi”.

Në bashkëbisedim me nikoqirin e emisionit dhe Driton Selmanajn nuk munguan edhe shakatë.

Bujari ka treguar se ka arritur ta ndalë Golf 2, 1.6 dhe Passat, 1.9, si dhe ka ngritur traktorë që peshojnë 1.400, 1.600 dhe së fundmi 2.100 kilogramë.

Më poshtë mund ta ndiqni pjesëmarrjen e dy mysafirëve në Kojshia Show.

Video të ndryshme qarkullojnë në internet që tregojnë forcën e Bujar Mulit. /Telegrafi/

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)