Ndotja e ajrit është po aq i keq për gratë shtatzëna sa edhe duhan pirja në ngritjen e rrezikut për abortim, sipas një studimi shkencor.
Shkencëtarët thonë se këto zbulime janë shumë tronditëse dhe duhet të zvogëlohet ajri toksik për të mbrojtur shëndetin e gjeneratave të reja, shkruan The Guardian.
Ndotja e ajrit tashmë dihet se dëmton fetusin dhe rrit rrezikun e lindjes së parakohshme dhe zvogëlon peshën në lindje, transmeton Koha.net.
Hulumtimi i fundit gjithashtu ka gjetur grimca të ndotura në placentë.
Edhe më parë është vërtetuar se qëndrimi i gjatë në ajër të ndotur ndikon në rritjen e rrezikut nga aborti i padëshirueshëm.
Megjithatë, ky studim është i pari që tregon ndikimin e ekspozimit të shkurtë në ajër të ndotur.
Është gjetur se nivelet e ngritura të ndotjes së dioksidit të azotit (NO2), që janë të zakonshme në gjithë botën, rrit rrezikun e humbjes së shtatzënisë për 16 për qind.
Dr. Matthew Fuller nga Universiteti i Utah-s, departamenti i mjekësisë emergjente dhe një nga hulumtuesit konfirmon se hulumtimi është bërë në Salt Lake City në SHBA, dhe zonat urbane që janë përreth.
Megjithatë ai thotë se të njëjtat vlejnë edhe për qytetet e tjera.
“Ka shumë vende të tjera në botë që vuajnë nga ndotja e ajrit edhe më shumë, pra ky nuk është problem vetëm për Utah-n. Ky është një problem me të cilin po përballen të gjithë”, shprehet ai.
Niveli i dioksidit të azotit është i njëjtë si në Londër apo Paris.
Fuller ishte alarmuar për këtë çështje kur një anëtare e familjes kishte abortuar gjatë një periudhe të veçantë kur cilësia e ajrit ishte e dobët më 2016.
Fuller u bashkua me shkencëtaren Claire Leiser dhe të tjetër për të parë nëse efektet janë të vërteta.
Ata analizuan të dhënat e më shumë se 1300 grave në departamentin e urgjencës pas abortit nga viti 2007 dhe 2015.
Ekspozimi i një gruaje në ajër të ndotur kur ajo ka abortuar është krahasuar me kohën e njëjtë kur ajo nuk ka abortuar, duke nënkuptuar këtu se mosha, pesha, të ardhurat dhe faktorët e tjerë personal janë llogaritur. Lidhja më e fortë kishte të bënte me nivelin e dyoksidit të azotit shtatë ditë para abortit.
Niveli mesatar shtatëditor i dioksidit të azotit gjatë gjithë periudhës ishte 34 mikrogramë për metër kub, por arriti kulmin në 145 për metër kub. Hulumtuesit me këtë rast kanë zbuluar se rritja e ndotjes së ajrit nga NO2 në 20 metra kub ishte shoqëruar në rritjen e rrezikut nga aborti për 16 për qind.
COMMENTS