Gjashtë ndeshje, një gol i pranuar – Barcelona gjen dyshen perfekt me Pique e Lenglet

Gjashtë ndeshje, një gol i pranuar – Barcelona gjen dyshen perfekt me Pique e Lenglet

Origjinë arbëreshe? Giani De Biassi: Nuk e dija që isha shqiptar

Mbrojtja e Barcelonës kishte probleme në muajin e parë të sezonit 2018/19, ku Gerard Pique ishte jashtë forme, ndërsa Samuel Umtiti mori një dëmtim në gju dhe e pengonte që ta jepte më të mirën.

Sezoni nuk nisi mirë edhe pse morën katër fitore radhazi, por pastaj erdhën rezultatet jo të mira me Umtitin që u detyrua të pushonte nga lëndimi.

Pas kësaj Clement Lenglet dhe Gerard Pique formuan një partneritet që është kthyer në një mur të pakapërcyeshëm për ekipet kundërshtare.

GDuke mos e harruar pjesën tjetër të ekipit që vazhdon të punojë dhe luajë bukur, edhe dyshja po krijon marrëdhëniet dhe ndërtojnë lojë që në mbrojtje.

Rezultati është: Barcelona ka fituar secilën nga gjashtë ndeshjet e fundit dhe ka pranuar vetëm një gol.

CDhe Eibar ishte viktima e fundit që gjeti murin e  vështirë për ta kapërcyer.

Umtiti ka kohë që të kthehet, pavarësisht se është një titullar i padiskutueshëm, por tani i duhet të punojë që ta rikthej vendin në formacion. /Telegrafi/  

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)