Policia e Kosovës ka njoftuar se një person në Lipjan i cili ishte shtetas i Maqedonisë ka marr veturë me qira dhe nuk e ka kthyer prapë.
“Ankuesi mashkull K/Shqiptar ka raportuar se më datë 08.01.2019, personi i dyshuar mashkull shtetas i Maqedonisë, ka marrë një veturë me qira dhe i njëjti ka pasur kontratë që me datë 13.01.2019 për ta kthyer veturën, mirëpo deri më tani nuk është paraqitur. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport të policisë. /Ulpianapress/
COMMENTS