Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka pranuar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë bërë kërkesë zyrtare për pezullimin e taksës 100% ndaj Serbisë dhe Bosnjës, raporton Gazeta Blic.
“Marrëdhënia jonë me Amerikën mendoj që besnikëria jonë është e vërtetë. mendoj që nuk ka vend më pro Amerikë se na. Qëndrimi i departamentit vjen përmes ambasadorit. Ne nuk kemi drejt. Po, është kërkesë. Sot do ta kishim pezulluar po ta kishim një kontratë për marrëveshje. Pa pas marrëveshje gjithëpërfshirëse, nuk ka lëvizje”, tha Haradinaj në një konferencë për medie pas mbledhjes së Qeverisë.
Deri në vitin 2022. Bashkimi Evropian duhet ta dijë se nëse nuk futemi në BE dy vendet, atëherë s’është zgjidh çështja e Ballkanit. Ne kemi nevojë për njohje nga Serbia.
Ai bëri të ditur gjithashtu se gjatë ditës ka marrë ftesë nga SHBA për Lutjet e Mëngjesit në Washington.
“Ftesë kam, e kam marrë. Por nuk kam vendos a do të shkojë a jo ende edhe pse në këtë klimë të tanishme me taksën më duket se më mirë me prit me shku më vonë”, tha Haradinaj.
COMMENTS