Një gjimnaste ka arritur ta marrë notën 10 me vallëzimin e saj final që në shikim të parë dukej se diçka rutinore për të, për faktin se gjithçka e bënte natyrshëm dhe ngjante më shumë me ushtrime që i bën kur është vetëm në palestër.
Katelyn Ohashi, 21-vjeçe, studente e Universitetit të Kalifornisë, ka performuar para masës në sfidën Collegiate në Anaheim të SHBA-së, transmeton Telegrafi.
Gjimnastja nuk hezitoi të rrotullohet tri herë në ajër derisa bëri salton dhe të përfundojë duke bërë spagën – kurse masa nuk mund të ndalej duke duartrokitur për mënyrën se si ajo performonte.
Ajo gjatë tërë kohës buzëqeshte dhe bënte disa lëvizje të mbretit të popit Michael Jackson, kënga e të cilit dëgjohej në sfond. Megjithatë në fund të performancës turma dëgjohej duke bërtitur jepini notën 10.
Gjimnastet e universitetit të Kalifornisë e kanë publikuar videon në Twitter, ku përbri saj kanë shkruar se dhjetëshja nuk mjafton. Dhe që nga publikimi pamjet janë bërë virale në rrjetet sociale. /Telegrafi/
A 🔟 isn’t enough for this floor routine by @katelyn_ohashi. 🔥 pic.twitter.com/pqUzl7AlUA— UCLA Gymnastics (@uclagymnastics) January 13, 2019
COMMENTS