Tottenham është tronditur nga infermieria pas lëndimit të Harry Kane. Dy ditë pasi humbën në terrenin vendas nga Manchester United, Spurs e kanë humbur edhe Kane.
Sulmuesi anglez do të mungojë shtatë ndeshje pas lëndimit në kyçin e këmbës në minutat e fundit të ndeshjes ndaj United.
Kane do të humbas ndeshjen me Chelsean si dhe dy ndeshjet e Ligës së Kampionëve ndaj Borusia Dortmund.
Vendin e tij gjatë kësaj kohe mungese pritet ta zë Fernando Llorente./Indeksonline/
COMMENTS