Plaçkitet kompania “Pastrimi”, vidhen dy arka njëra me para

Plaçkitet kompania “Pastrimi”, vidhen dy arka njëra me para

Kryemadhi: Veliaj nuk do jetë më kandidat i PS-së për Tiranën

Në mesnatën e së shtunës katër persona të maskuar kanë bërë vjedhje në pikën e kompanisë “Pastrimi” në rrugën “Tahir Zajmi” të Prishtinës.

Nga kjo pikë ata kanë vjedhur dy arka, njëra me dokumente e cila gjendej në zyrën e drejtorit të kësaj kompanie Feim Salihut, si dhe një tjetër të arkëtarit në të cilën kanë qenë afro 1 mijë euro para të gatshme.

Lajmin për grabitjen e ka konfirmuar për Express, drejtori i kompanisë “Pastrimi”, Feim Salihu.

“Gjatë vikendit nga një oborr fqinjë kanë hy nga banja. Hajdutët i kanë marrë dy arka. Njëra ka qenë te unë, në të ka pas dokumente zyrtare e tjetra ka qenë e arkëtari”, ka thënë Salihu.

Tutje ai ka deklaruar se i gjithë objekti i kësaj kompanie është demoluar.
Asi thotë se për këtë punë ka dhënë deklaratë në polici. /Express/

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)