Ish-komandanti i UÇK-së, Rrustem Mustafa-Remi, ka përfunduar para pak minutash intervistimin nga Gjykata Speciale në Hagë.
Mustafa ka thënë se është intervistuar në cilësinë e dëshmitarit të dyshuar.
Pas intervistimit, ka reaguar në profilin e vet në “Facebook” djali i Remit.
“Urime babi që e kalove dhe këtë sfidë, urime dhe Kosovës dhe gjithë qlirimtarëve te Kosovës, që dole faqebardh dhe e dëshmove që UÇK-ja ka bërë luftën më të drejtë në ballkan!”, ka shkruar djali i Rrustem Mustafës, raporton “Epoka e re”.
COMMENTS