Do të mbajë mot pjesërisht i vranët dhe me diell.
“Në disa zona do të ketë mjegull, ndërsa ngricat paraqiten në gjithë territorin e vendit, vetëm në pjesën e parë të ditës dhe gjatë natës, kurse mesdita paraqitet me vlera pozitive.”, thuhet në raportin e IHMK-së.
Shtypja atmosferike po shënon ngritje graduale. Në fushat termike do të ketë ngritje, sidomos në vlerat e temperaturave maksimale, derisa në vlerat e minimaleve gjendje mbetet pothuaj njëjtë.
Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i juglindjes.
Në qytete të ndryshme të Kosovës, si Mitrovica, Ferizaj e Prishtina, do të ketë luhatje të madhe të temperaturave brenda ditës, nga ajo më e ftohta që është -11 gradë e deri tek më e ngrohta që arrin në 2, respektivisht 3 gradë celcius. /Lajmi.net/
COMMENTS