David Luiz mund të mbetet te Chelsea.
Mbrojtësi 31 vjeçar ka hyrë në gjashtë muajt e fundit të kontratës së tij me Chelsean, dhe është i lirë të negociojë me secilën skuadër për të ardhmen e tij.
Interesimi më i madh për të ka ardhur nga Portugalia, konkretisht nga skuadra e Benfica.
Por, rreth të ardhmes së tij ka zhvillime të reja. ‘The Sun’ raporton se pavarësisht interesimit të Benfica, Luiz mund të mbetet te Chelsea, me ‘blutë’ që janë të gatshëm t’i ofrojnë renovim të kontratës.
Kujtojmë se kjo është periudha e dytë që Luiz luan në fanellën e Chelseas, pas asaj të vitit 2011-2014, kur ishte transferuar pastaj te Paris Saint Germain./Lajmi.net/
COMMENTS