I dënuari me 13 vjet burg për sulmin ndaj kreut të ASH-së Ziadin Sela, Nikolla Vojminovski nuk është gjetur në shtëpi, pas kontrollit rutinor të policisë, transmeton Klan Kosova.
Ndonëse i dënuar me dënim të shkallës së parë, atij iu shqiptuar arresti shtëpiak deri në plotfuqishmërinë e aktvendimit.
Ndryshe, lidhur me këtë lëndë vendos Gjykata e apelit pas ankesave të të akuzuarve.
Gjykata Penale sot as nuk e demantoi, e as nuk e konfirmoi informacionin se i dënuari Vojminovski është arratisur. Shprehen se janë duke e shqyrtuar rastin dhe më pas do të dalin me prononcim zyrtar./Alsat-M/
COMMENTS