Lipjani të shtunën, për herë të parë në histori shijon ethet e basketbollit elitar

Lipjani të shtunën, për herë të parë në histori shijon ethet e basketbollit elitar

KB Lipjani fiton duelin ndaj Vushtrrisë

Të shtunën rikthehen ethet në Superligën e Kosovës në basketboll, pas një pushimi disa javor.

Kështu me fillim të stinorit pranveror, adhuruesit e basketbollit lipjanas do t’a kenë rastin të kënaqen me derbin e skuadrave të pjesës së poshtme tabelare, që do të zhvillohet të shtunën në “Better Life” të Lipjanit me fillim nga ora 17:00, ku KB Lipjani është nikoqir i KB Pontes, transmeton Ulpianapress

Këto dy skuadra tashmë janë takuar dy herë, në kuadër të pjesës vjeshtore në Superligë dhe bilanci aktual është 2:0 në të mirë të KB Pontes.

Pikërisht për këtë arsye edhe pritet që të shtunën në Lipjan të zhvillohet një tjetër përballje interesante ndërmjet këtyre dy ekipeve, edhe pse që të dyja e nisin fazën pranverore me ndryshime të mëdha në përbërjen me lojtarë.

Sidoqoftë adhuruesit e basketbollit lipjanas do të kenë rastin të kënaqen me lojë të mirë dhe me rivalitet në parket, ashtu sic jemi mësuar githmonë të shohim kur janë takuar këto dy klube.

Rëndësia e kësaj përbaljeje, shtohet edhe për një arsye, sepse për herë të parë që prej themelimit, dashamirët e kësaj loje, kanë rastin që klubin e tyre ta ndjekin si vendas, por tashmë në qytetin e tyre. Kjo për arsye se KB Lipjani, deri më tani të gjitha ndeshjet, edhe atëherë kur në letër ishte vendas,, për mungesë të kushteve në Sallës, ato i zhvillonte aty ku mundte. Mirëpo me rregullimin e kushteve në sallë, tashmë ndeshjet si vendas do t’i zhvillojë në  ambientet e “Better Life” në Lipjan. Me një fjalë, falë angazhimit të kryesisë së klubit, ish-trajnerit Florent Ahmeti (aktualisht drejtor i klubit), por edhe të gjithë atyre që klubit financiarisht i dolën në ndihmë, adhuruesit lipjanas, nga e shtunja do t’a kenë rastin që nga afër t’i  ndjekin të gjitha yjet e basketbollit elitar të Kosovës./Ulpianapress

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)