Pasi deputetët britanikë refuzuan marrëveshjen e kryeministres Theresa May për Brexit, sot ata i kanë dhënë mbështetje asaj, duke votuar pro në votëbesimin e qeverisë.
325 deputetë votuan pro saj, ndërsa 306 ishin kundër.
Të martën, Theresa May ka përjetuar disfatën më të rëndë parlamentare të një kryeministri britanik në epokën demokratike, pasi anëtarët e parlamentit të vendit kanë hedhur poshtë marrëveshjen e saj me Bashkimin Evropian për daljen e Britanisë nga blloku evropian, me një dallim prej 230 votash.
Konservatorët që mbështesin “Brexit”-in kanë bashkuar forcat me partitë opozitare për të goditur qeverinë në “votimin e rëndësishëm”, të cilin kryeministrja e vendit e kishte shtyrë para Krishtlindjes, me shpresën se disa anëtarë të parlamentit do të ndryshonin qëndrim.
COMMENTS