Juventusi është fitues i Superkupës së Italisë për herë të tetë në histori të këtij kompeticioni.
Zonja e Vjetër mposhti Milanin me rezultat 1-0 në ndeshjen e cila u zhvillua në stadiumin “King Abdullah” në Jeddah të Arabisë Saudite, shkruan Indeksonline.
Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi Cristiano Ronaldo në minutën e 61-të të ndeshjes pas një krosimi të bukur nga Pjanic.
Milani nuk arriti të gjejë golin dhe nga minuta e 73-të ishte më një lojtar më pak pas largimit me të kuq të Kessie.
Juve erdhi në këtë kompeticion si fitues i dyfishtë (Serie A dhe Kupa e Italisë) ndërsa Milani ishte finalist i Kupës.
Zonja e vjetër tashmë është skuadra me më së shumti Superkupa (tetë) e ndjekur nga Milan (shtatë) dhe Inter (pesë). /IndeksOnline/
COMMENTS