Mustafa thotë se LDK në asnjë variant s’bëhet pjesë e Qeverisë dhe e Ekipit negociator

Mustafa thotë se LDK në asnjë variant s’bëhet pjesë e Qeverisë dhe e Ekipit negociator

Çfarë po bën LDK-ja për të dëshmuar se në Prishtinë, VV’ja bëri manipulime- tregon Zemaj

Kreu i LDK-së, Isa Mustafa, ka thënë se partia e tij në asnjë variant dhe me asnjë kusht s’do të bëhet pjesë e qeverisë Haradinaj.

Përmes një shkrimi në Facebook, Mustafa ka theksuar gjithashtu se LDK  nuk do të bëhet as pjesë e Ekipit negociator.

“LDK në asnjë variant dhe me asnjë kusht nuk bëhet pjesë e kësaj Qeverie. Nuk bëhet pjesë e këtij ekipi negocues! Kjo Qeveri duhet të rrëzohet një ditë e më parë. LDK është partia më e madhe në Kosovë. LDK është në opozitë. Është unike dhe nuk i ka dy zëra.

Nga opozita LDK e përkrah dialogun me kriteret e definuara në Këshillin e Përgjithshëm të LDK-së. Po e përsëris dhe ripërsëris një qëndrim të LDK-së që të gjithë e dinë por po mundohen ta manipulojnë për ta dëmtuar LDK-në”, ka shkruar ai në një postim në Facebook, përcjell Telegrafi.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)