Vera Ora mbush sot të pesëdhjetat.
Vera Ora, nëna e Rita dhe Elena Orës, po feston sot ditëlindjen e 50-të.
Rita dhe Elena shumë shpesh kanë treguar se pikërisht nënën e tyre e kanë frymëzimin më të madh në jetë.
“Urime ditëlindja @veraora, shumë krenare me ty, ti je aq e mirë dhe e fortë dhe e bukur brenda dhe jashtë!!”, ka shkruar Elena në fotografinë e postuar me nënën e saj kur ishte një vajzë e vogël.
Ndërsa vajza e saj e dytë, e cila po e bën krenare çdo ditë e më shumë Verën, Rita ka zgjedhur një kolazh të footve të ëmbla nga fëmijëria e saj.
Rita ka shkruar: “Për nënën time e cila është inspirimi im më i madh në gjithë botën. Urime ditëlindja, faleminderit që je një grua shumë punëtore dhe e palodhshme, nga e cila e marr edhe etikën e punës“./Gazeta Express/
COMMENTS