Goditet për vdekje këmbësorja në Llugaxhi të Lipjanit

Goditet për vdekje këmbësorja në Llugaxhi të Lipjanit

Sot asnjë kamion me mallra serbe s’ka hyrë në Kosovë

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në orët e mbrëmjes në magjistralen Prishtinë – Ferizaj.

Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë këmbësorja 37 vjecare, gjë të cilën e ka konfirmuar për Indeksonline edhe zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti.

Sipas Ahmetit aksidenti ka ndodhur në fshatin Llugaxhi të Lipjanit, ku ka humbur jetën edhe Sh.H, vdekjen e të cilës e ka konstatuar ekipi mjekësor.

“Rreth orës 17:30 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku ne rrugën Prishtine – Ferizaj, saktësisht ne fshatin Llugaxhi te Lipjanit. Ne aksident kane qene te përfshirë një automjet dhe një këmbësore. Si pasoje e aksidentit këmbësorja Sh.H. (femër 37 vjeç) ka humbur jetën.  Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor ne vend ngjarje. Ngasësi i automjetit është shoqëruar ne stacion policor. Me ketë rast po merren njësitet përkatëse.” ka thënë Ahmeti

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)