Degradohet rruga Lipjan – Magurë e asfaltuar para 3 muajsh

Degradohet rruga Lipjan – Magurë e asfaltuar para 3 muajsh

Të martën konstituohet Kuvendi i Lipjanit me përbërje të re

Është degraduar projekti i rrugës nacionale dhjetë kilometërshe Lipjan – Magurë, i cili është asfaltuar rreth 3 muaj më parë nga Ministria e Infrastrukturës në vlerë prej një milion e 164 mijë e 689.24 eurosh.

Shkaku i cilësisë së dobët të punimeve kompania “Trasing Group” tashmë është obliguar ta heqë një pjesë mjaft të madhe të asfaltit për ta rregulluar sipas standardëve trasenë e këtij aksi rrugor, shkruan sot “Koha Ditore”.
Rreth kësaj çështjeje kanë reaguar qytetarët, shoqëria civile dhe opozita në Lipjan, duke sugjeruar Komunën t’i inspektojë me seriozitet punimet e kësaj rruge e cila kalon nëpër dhjetëra lokalitete.

Shqetësime rreth këtij projekti janë ngritur edhe nga organizata joqeveritare “YAHR” e cila i monitoron zhvillimet në komunën e Lipjanit.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)