Përse njerëzit inteligjentë nuk kanë shumë miq? Të tjerët nuk u janë burim lumturie

Përse njerëzit inteligjentë nuk kanë shumë miq? Të tjerët nuk u janë burim lumturie

Karikuesi i telefonit i shpërthen në autobus – VIDEO

Njerëzit me inteligjencë të lartë në mënyrë konstante zgjidhin problemet të cilat kanë lidhje me perfeksionimin e jetës dhe ata nuk kanë kohë për t’u shoqëruar…

Hulumtimi i paradokohshëm ka konstatuar atë për të cilën deri tani vetëm është pëshpëritur dhe ajo është – inteligjenca e lartë “rrezikon” jetën shoqërore, transmeton Telegrafi.

Studimi i publikuar në revistën “British Journal of Psychology” flet për hulumtimin i cili është bërë disa vite, ku është përcjellë jeta e moshave midis 18 dhe 28 vjeç.

Siç edhe është pritur, ata të cilët më së shumti shoqërohen janë më të lumturit. Megjithatë, për ata me inteligjencë të lartë nuk është bash ashtu, sepse shoqëria ata nuk i bën të lumtur.

Lumturia në jetën e tyre është e kundërt me numrin proporcional të njerëzve të cilët takohen.

Në kohën e tashme njerëzve më shumë u nevojiten të tjerët për të mbijetuar. Shoqëria më nuk është mbështetje. Mirëpo, në kohën e sotme konformiste nevoja për perfeksionin edhe pse është konstante, megjithatë kërkon shoqërizim, për shkak të të cilit inteligjentët janë paksa në zgrip.

Me analizën e numrit të miqve në Facebook është konstatuar që një person mund të ketë mijëra miq, mirëpo vetëm 27 për qind e tyre konsiderohen relevantë, ndërsa vetëm 4 për qind kanë kontakte.

Për të mençuritë, tjerët nuk u janë burim lumturie, por lumturi është ajo që vetë mund të krijojnë dhe të përmirësojnë jetën.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)