Prizreni befason KB Lipjanin në ‘’Better Life’’

Prizreni befason KB Lipjanin në ‘’Better Life’’

Lipjani të shtunën, për herë të parë në histori shijon ethet e basketbollit elitar

Skuadra e Prizrenit e hapi stinorin pranveror me fitore, duke e mposhtur KB Lipjanin me rezultat 74-101, në ndeshjen e cila ishte e para e klubit lipjanas në palestrën e renovuar ‘’Better Life’’ këtë sezon si dhe e para nën drejtimin e trajnerit të mirënjohur Gyltekin Selimit.

Djelmoshat e trajnerit Arbnor Arifi, në të gjitha cereket e luajtur ishin  në epërsi, për të regjistraur një fitore të rëndëshishme.

Gjashtë lojtarë të Prizrenit luajtën me pikë dyshifrore, derisa më I dalluari ishte Elliot Cole me 26 pikë, prej të cilave 15 nga 5 gjuajtje për tri pikë.

Cole ndihmë morri edhe nga Brandon Scott që luajti me me 16 pikë të tjera.

Tek skuadra lipjanase më të dalluarit ishin dyshja e ardhur nga KB Drita, Qëndrim Demi dhe Arian Mehmeti.

Demi luajti me 20 pike, kurse Mehmeti me 16 sosh.

Vlenë të theksohet se KB Lipjani hyri në këtë ndeshje me shumë mungesa si dhe në mungesë të stërvitjeve me lojtarët e ardhur si përfocim i skuadrës dy ditë para kësaj ndeshjes./Ulpianapress

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)