Reagon Mentor Vishesella-Duqa, nuk jam veteran i kontrabanduar, si 15 vjeçar iu bashkangjita UÇK-së.

Reagon Mentor Vishesella-Duqa, nuk jam veteran i kontrabanduar, si 15 vjeçar iu bashkangjita UÇK-së.

Paditësit e Mentor Vishesellës, nuk vijnë në seancë

Mentor Vishesella, i njohur me nofkën Duqa, brenda një periudhe të shkurtër kohore, është bërë lajm medial, duke u vënë në shënjestër të akuzave.

Fillet e një lloj fushate, me tendencën e njollosjes së emrit të tij, kanë nisur në fundfushatë për zgjedhjet e Tetorit, ku ndaj Vishesellës u ngrit një kallëzim penal nga PDK e Lipjanit, me pretendimin se kishte kërcënuar kandidatin e kësaj partie, ndërkohë që në seancën e caktuar për ta shqyrtuar këtë pretendim, nuk kishin ardhur ata që ushtruan padinë ndaj tij.

Vargut për ta kryqëzuar figurën e Vishesellës, i është shtuar lajmi i djeshëm, i plasuar në disa portale,ku në një listë me emra të veteranëve, të cilët kinse falë dallavere janë gjendur në të, figuron edhe emri i Vishesellës.

Duke mos e mohuar faktin se është veteran i UCK-së, në përgënjeshtrimin e tij Vishesella thotë se këtë status nuk e ka të kontrabanduar, por si meritë që me 15 vjet moshë, si vullnetar iu bashkangjit luftës clirimtare. Për ta rrëzuar cfarëdo mohimi, që i bëhet kontributit të Vishesellës,që ai e dha për lirinë e vendit,Vishesella është shprehur i gatshëm të ballafaqohet publikisht me cilindo komandant në ndonjërin nga televizionet.Image may contain: 1 person, standing and indoor

Ja postimi i plotë i Mentor Vishesellës:

Të nderuar miq, shokë e bashkëluftëtar të “Brigadës 121 Ismet Jashari Kumanova”. Unë jam shumë i shqetësuar me disa shkrime në disa portale se kinse unë Mentor Vishesella nuk kam qenë pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Unë jam inkuadruar si vullnetarë në UÇK me datë 25 Shtator 1998 si njëri ndër ushtarët më të ri në moshë 15 vjeçare.Unë nuk jam ushtar i kohës së mobilizimit dhe kërkojë nga Organizatat e dala nga Lufta, OVL e UÇK-së që sa ma parë të sqarohen për këtë rast dhe disa emra të tjerë që ndjejë keqardhje si Bislim Selimi edhe Faton Zejnullahu si bashkëluftëtar në kohët më të vështira.
Turpi qoftë mbi ata komandantë që kanë bërë veteran, pa qenë fare për interesa politike e materiale.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)