Nëse jeni duke u përpjekur të humbni peshë, t’i ftoni miqtë për darkë mund të jetë një ide e mirë.
Ngrënia me njerëz të tjerë mund të bëjë që dikush të hajë më pak, sugjeron një studim shkencor.
Kjo ngase e njëjta pjesë e trurit të përfshirë në angazhimin social gjithashtu kontrollon dëshirat e ushqimit.
Kjo teori u studiua me minj, trurin i të cilëve punon në mënyrë të ngjashme me atë të njerëzve.
Kur shkencëtarët stimuluan qelizat e tyre të trurit në shoqëri, kafshët ishin më pak të interesuara për konsumimin e ushqimit.
Ata gjithashtu ishin më pak të interesuar në ushqim kur kafshët e tjera u sollën për t’u shoqëruar me ta.
COMMENTS