Që nga 14 janari, sistemi arsimor i Kosovës është në grevë të përgjithshme. Greva do të vazhdojë edhe gjatë javës që po hyjmë. Kjo është bërë e ditur nga Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), Rrahman Jasharaj. Qeveria i ka injoruar kërkesat e sindikalistëve. E Ministri i Arsimit, Shyqyri Bytyqi ka thënë se s’ka para për mësuesit.
E kishin pritur me gëzim gjysmë vjetorin e dytë. Por dëshirat që nxënësit kosovarë të ulen para bankave shkollore vështirë se do të realizohen. Kjo ngase të gjithë mësimdhënësit në nivel vendi tash e një javë janë futur në grevë duke i bërë trysni Qeverisë së Kosovës që të ndryshojë Ligjin për pagat, duke rritur koeficientin, që rrjedhimisht nënkupton rritje të pagave.
Greva do të vazhdojë edhe të hënën.
Kështu ka deklaruar kryetari i SBASHK’ut, Rrahman Jasharaj.
“Nuk do të tërhiqemi nga kërkesat tona për grevë. Nesër hyjmë në ditën e gjashtë të grevës. Andaj ne po i bëjmë thirrje Qeverisë që të reflektojë dhe t’i plotësojë kërkesat tona. Në të kundërtën ne nuk do të tërhiqemi, Do të vazhdojmë me grevë”, ka deklaruar ai.
Ai thotë se Projektligji për pagat është diskriminues për të punësuarit në arsim, ku nga 11 koeficientet e mundshëm, arsimi është vendosur në koeficientin e parafundit.
“Ne po themi që Projektligji për paga të korrigjohet sepse është degradues. Kemi kërkuar të bëhet korrigjimi i koeficienteve 30 për qind për tërë sektorin e arsimit. Reagimi ynë është i arsyeshëm kur vozitësit e krerëve të shtetit kanë paga më të larta se mësimdhënësit”.
Tutje, kërkesa e Sindikatës së Bashkuar për Arsim, Shkencë dhe Kulturë dhe Këshillit grevist sipas Jasharaj, është ngritja e koeficienti për punonjësit e arsimit së paku 30 për qind.
“Neve na vije keq për nxënësit dhe u kërkojmë familje atyre. Mirëpo Qeveria, mësimdhënësve duhet t’ua rrisë pagat. Përderisa po kanë kohë që të merren me pagat e tyre , ata duhet të mendojnë edhe për mësimdhënësit.
Numri i punonjës në arsim, përfshirë këtu mësimdhënësit dhe punonjësit për të cilët kërkohet rritja e koeficienti të pagës në 30 për qind është rreth 27 mijë. Paga mesatare e mësimdhënësve të arsimit fillor dhe të mesëm është nga 420 deri në 440 euro. Derisa, paga e mësimdhënësve në universitete është mbi 1000 euro.
Derisa, numri i nxënësve në institucionet e arsimit para-universitar është rreth 370 mijë është, kurse 110 mijë është numri i përgjithshëm i studentëve./GazetaExpress/
COMMENTS