PDK, shantazhet dhe kërcënimet – kontribut i kryetarit të komunës për t’a shkatërruar shërbimin emergjent në Lipjan!

PDK, shantazhet dhe kërcënimet – kontribut i kryetarit të komunës për t’a shkatërruar shërbimin emergjent në Lipjan!

Fondacioni “Golden Eagle” hap fabrikën për prodhimin e letrës në Lipjan

Për zhvillimet e fundit në Shërbimin Emergjent  në QKMF  të Lipjanit, që morën vëmendjen e opinionit,  sidomos pasi ndër akterët e ngjarjes u përmend edhe emri i kryetarit Ahmeti, nëpërmjet një komunikate, ka reaguar PDK e Lipjanit, transmton Ulpianapress

Ja reagimi  i PDK-së së Lipjanit

”Shantazhet dhe kërcnimet – kontribut i kryetarit të komunës për të shkatërruar shërbimin emergjent në Lipjan!

Shërbimin emergjent i QKMF-së në Lipjan filloi punën si njësi e veçantë me katër mjekë në vitin 2010, me shërbimet që ofroi për qytetarët e Lipjanit, ishte shembull i punës së palodhshme e profesionale.Çdo ditë në këtë njësi marrin shërbime numër i madh i qytetarëve të Lipjanit, por aty tani mungojnë kushtet esenciale të punës, me vetëm tre shtretër për ofrimin e shërbimeve për pacientët deri te mungesa e materialit shëndetësor dhe autoambulanca pa kushte.

Nga ana tjetër, shkelje të drejtave të stafit mjeksor të garantuara me ligjin e punës si moskompenzim për orët e kujdestarisë, punën gjatë vikendeve dhe festave.

Dhe duke qenë në situatë të tillë, me kushte të tilla, mjekët dhe infermierët gjithëmonë janë të fyer, aty tani me këto kushte të operimit mungon dhe motivi për punë. Prandaj, në vend se Drejtori i QKMF-së të angazhohet për përmirsim të kushteve për stafin dhe pacientët, në vend të planifikimit të investimit për krijimin e hapërsirave të nevojshme për shërbime cilësore në dobi të qytetarëve, ai zgjedh rrugën e shantazhit, kërcënimit dhe fyerjes ndaj stafit mjekësor.

Duke u shëndrruar në shërbim të pushtetit, Drejtori në fjalë kërkon trajtim
ekstra dhe ndryshe për familjarët e kryetarit të komunës karshi pacientëve tjerë, besa urdhëron që edhe gjërat elementare të stafit mjekësor e infermierëve siq janë shtretërit, që shërbejnë per pushimin gjatë natës të mjekëve kujdestarë, të largohen nga dhoma në shenjë hakmarrje pse nuk ju ofruan shërbime ndryshe të afërmëve të kryetarit në krahasim me qytetarët tjerë!

Për të qenë ironia edhe me e madhe kësaj maskarade i bashkohet edhe kryetari i komunës Imri Ahmeti i cili me prezencën e vet fizike në qendren emengjente, me veprimet e tij prej pushtetari të tërbuar, duke përdorë fuqinë e pushtetit kërcnon, shantazhon, fyen dhe degradon punën e stafit mjekësor në shenjë hakmarrje pse nuk ju ofruan shërbime tjera familjarit të tij.

Në vend te inkurajimit për punë për trajtim të njëjtë për gjithë qytetarët, pa dallim, në vend ofrimit ndihmës në përmirsim të kushteve për punë profesionale e krijim të kushteve për shërbime cilësore në dobi të shëndetit të qytëtarëve të Lipjanit, Kryetari kërkon privilegje në trajtim të familjarëve të vet. Ai harron se mjekët kanë një betim profesional etik ‘ Betimi i Hipokratit’ i cili obligon trajtim të barabartë për të gjithë pacientët!

Për më tepër, raste të tilla të kërkesave për privilegje në trajtim të familjarëve të kryetarit, tashmë janë të shpeshta të cilët thirren në emër të tij dhe kërkojnë trajtim të veçantë mjeksor, duke krijuar skandale të njëpasnjëshme brenda ambienteve të QKMF-së dhe tashmë për stafin mjekësor janë të njohur si element arrogant.

Kjo ndodhë si rrjedhim i keqmenaxhimit nga drejtoria Shëndetësisë dhe menaxhmenti i QKMF-së të cilët nuk po arrijnë të krijojnë kushte për të ofruar shërbime cilësore për qytetarët e komunës.

Gjendje e tillë e mjerueshme është në të gjitha shërbimet brenda QKMF-së prandaj dorëheqja e drejtorit të QKMF-së do të ishte hapi i parë drejtë përmirsimeve të shërbimeve në Lipjan.Pas një keqmenaxhimi prej shumë viteve nga drejtori i QKMF-së është koha e ofrimimit të përgjegjësisë përshkak të shkeljes se etikës mjekësore dhe shkeljeve ligjore në ushtrimin e funksionit te drejtorit.

Ky pushtet po bie furishëm pasi ka vendos para të gjitha interesat e veta personale e partiake duke harruar obligimin që ka marrë para qytetarëve të Lipjanit që të jetë në shërbim të tyre.

Veprimet e tilla të kërcnimeve, shantazheve dhe fyerjeve janë të patolerueshme dhe tashmë janë bërë njollë e përhershme për pushtetin komunal të Imri Ahmetit në ikje”, ka shkruar PDK e Lipjanit në faqen e tyre zyrtare./Ulpianapress

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)