Opozita në Lipjan akuzon policinë: “Nuk hapi rast për skandalin e QKMF-së”

Opozita në Lipjan akuzon policinë: “Nuk hapi rast për skandalin e QKMF-së”

Ahmeti flet pasi u zgjodh kryetar dege: Besimi juaj obligim e motiv shtesë

Policia e Lipjanit ka qenë e njoftuar dhe prezente në skandalin e QKMF-së dhe nuk ka hapur rast fare, duke e fshehur rastin. Kështu po deklarojnë zyrtarë partish politike në këtë komunë.

 Madje, Arian Hasani, sekretar i PDK-së, Dega në Lipjan, i ka bërë thirrje publike Inspektoratit të Punës që t’i hetojë policët,  që sipas tij,  janë bërë argatë të Imri Ahmetit., transmeton Ulpianapress.

“Në këtë skandalin në Emergjencë, është një edhe një shqetësim tjetër: sipas të pranishmëve, edhe Policia e Kosovës ka qenë e njoftuar dhe prezente, dhe pas ardhjes së Imri Ahmetit dhe futjes në dhomë të tyre ku ua ‘bënë betë’, policia nuk ka hapur fare rast. Le të kontrollohen kamerat e sigurisë në objekt, le të vërtetohet ndikimi i Imri Ahmetit edhe në organet e sigurisë siç është policia”, ka thënë Hasani.

“Inspektoriati i Policisë së Kosovës duhet t’i inspektojë disa policë në stacionin policor në Lipjan që për interesa personale iu janë bërë argatë Imri Ahmetit dhe drejtorëve të tij”, ka shtuar ai.

 Pjestarët e policisë se Lipjanit si shikues në rastin e QKMF-së i ka parë edhe Ganimete Qeriqi, infermiere ne Emergjencën e Lipjanit.

“Policia kanë qenë vetëm si shikues, as që kanë diskutu me neve, përkundër që unë ju kam drejtu se a po e shihni se çka po ndodhë, mirepo njëri nga ta më është përgjigjë që ky është kryetar “, ka thënë ajo.

Kurse, kuvendari PDK-së, Argjend Tasholli, ka thënë se nese Shërbimi Policor ka intervenuar në momentin kur janë kërcënuar mjekët, atëherë ai mendon që rasti duhet te ishte hapur edhe nëse Imri Ameti e ka kërkuar fshehjen e rastit.

“Sipas dëshmitarëve Imri Ameti ka biseduar me policët. A athua vallë,  a është kryetar i një Komune apo është një diktator që asnjë gjë nuk dëshiron të bëhet pa izën e tij. Nese ndodh pengimi ne vendin e punes nga pesrona arrogantë dhe te papergjegjshem,  dikush duhet të jap llogari. Une mendoj qe Policia e Kosovës janë për t’i mbrojtur qytetarët e jo për ti fshehur rastet. Unë mendoj qe Gjykata është ajo qe vendos se a duhet të dënohet dikush apo t’i falet rasti. Me gjithë respektin që kam edhe për Policinë tonë të cilët bëjnë një punë të shkelqyeshme, mendoj që këtu kanë vepruar në kundështim me etikën e tyre profesionale”, ka thënë asambleisti i PDK-së, Argjend Tasholli.

Ndërsa, Flora Ahmeti, Zëdhënësja e Policisë së Kosovës, ka deklaruar  për gazetën Ulpianapress se policia ka dalë në vendin e ngjarjes,  ka takuar palët e perfshira ne ngjarje dhe se sipas saj , kanë përfunduar procedurat e nvojshme dhe nuk ka pasur elemente për të inicuar rast./Ulpianapress/

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)