2017, ndër vitet më të nxehta në histori

2017, ndër vitet më të nxehta në histori

Rama uron Ushtrinë e Kosovës me fotografi të Thaçit me uniformë

Ky vit mund të ketë qenë ndër më të nxehtët në histori. Të paktën, qëkurse Organizata Meteorologjike Botërore ka nisur të masë temperaturat globale.

Kjo organizatë ka publikuar të dhëna paraprake, të cilat janë në përpunim e sipër për studimin për klimën përgjatë vitit 2017.

Sekretarja e Përgjithshme e kësaj organizate, Petri Taalas tha se ky vit është ndër 3 më të nxehtit të historisë.

Ekspertët e klimës thonë se mund të jetë i dyti ose i treti vit më i nxehtë në histori pas vitit 2015, që mban kreun e të gjitha kohërave për temperaturat rekord të larta.

Sipas saj, ky vit u karakterizua nga shumë katastrofa natyrore që janë shenja të qarta të ndryshimeve klimatike.

Ndryshime në të cilat, sipas saj rolin kryesor e ka pasur aktiviteti njerëzor. Shumë prej këtyre ndryshimeve janë pasojë e rritjes së pranisë në atmosferë të gazrave që shkaktojnë efektin serë.

Po ashtu kjo organizatë konstaton se në 9 muajt e parë të këtij viti, temperatura mesatare globale u rrit me 1.1 gradë celsius. Kjo përbën një shqetësim të madh pasi shumë ishuj rrezikojnë të zhduken nga rritja e nivelit të deteve nga shkrirja e akujve në pole, nëse rritja e temperaturave tejkalon 1.5 gradë celsius.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)