Sot protestë paqësore në sheshin “Adem Jashari” në Lipjan

Sot protestë paqësore në sheshin “Adem Jashari” në Lipjan

Rama zbulon për herë të parë pse la Saimir Tahirin jashtë qeverisë

Shaip Jashari, përfaqësues i një grupi të qytetarëve të Lipjanit ka konfirmuar lajmin për Ulpianapress, duke thënë se protesta do të mbahet në sheshin “Adem Jashari” në Lipjan duke filluar nga ora 17:30 dhe arsyje e kësaj proteste sipas Jasharit është gjendja e mjerimit në të cilën ndodhët shteti i Kosovës.

Deklarata e plotë e Jasharit:

“Kosova Atdheu Ynë”

Grupi i qytetarëve të Lipjanit thërret për pjesëmarrje në tubimin që do të mbahet të shtunën me datën 26.1.2019 duke filluar nga ora 17:30 në Sheshin “Adem Jashari”, për të protestuar paqësisht për gjendjen e mjerimit në të cilën ndodhët shteti ynë.

 Motoja e kësaj proteste paqësore është: Kosova Atdheu Ynë.

  • Të ngrehim zërin qytetar kundër ndarjes së Republikës së Kosovës.
  • Të ngrehim zërin qytetar për gjendjen e mjerueshme në ekonomi, punësim, arsim, shëndetësi, ambient, kulturë, sport e të gjitha lëmit e tjera.
  • Të ngrehim zërin qytetar, për gjendjen e mjerueshme dhe shfrytëzimin si skllav të fëmijëve, të rinjve, burrave, garave e pëlqeve.
  • Të ngrehim zërin qytetar për gjendjen e mjerueshme të bujkut, punëtorit, pensionistit, çlirimtarëve e të gjitha kategorive të lëna pas dore.
  • Të ngrehim zërin qytetar, për një milion arsyeje që kanë sjellë shtetin dhe shoqërinë tonë në ‘Hamletianen’: “Të jesh apo të mos jesh”.
  • Të ngrehim zërin qytetar tani për të shpëtuar të tashmen e për të siguruar të ardhmen.
  • Të ngrehim zërin qytetar, të marrim në dorë fatin e shoqërisë dhe shtetit, ngase edhe Zoti ju ndihmon vetëm atyre që mundohen.

Një shoqëri pa vizion për të ardhmen është e gjykuar të mos ekzistoi.

Zoti e bekoftë Republikën e Kosovës  atdheun tonë të vetëm.

Këshilli Organizativ i protestës”, ka thëne Jashari./Ulpianapress

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)